OVL e UÇK-së për rastin në Shtërpcë: A vajtuat mjaft, askush s’e foli një fjalë për shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë reaguar për incidentin e djeshëm në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy persona të nacionalitetit serb.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku në një postim në Facebook i ka quajtur “të mjerë” politikanët, zyrtarët e shoqërinë civile për reagimet e tyre që sipas tij tregojnë se rastit iu bë gjykim nga ata.

“Interesant nga ju, nuk e folët asnjë fjalë për atë shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë, e bash për atë është dashur të merret politika e shtetit tonë dhe ndërkombëtarët, për t’i dërguar Serbisë edhe notë proteste”, ka shkruar ai. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=56562468&v=2.1&guid=845bb0d48c8e4a73b7dabf50ab706d52b83193f46db943f994071bf0796278ff

Postimi i tij plotë:

A vajtuat mjaft o të mjerë politikanë e zyrtarë, shoqëri civile etj, vendor e ndërkombëtar, duke e bërë gjykimin ju!Interesant nga ju, nuk e folët asnjë fjalë për atë shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë, e bash për atë është dashur të merret politika e shtetit tonë dhe ndërkombëtarët, për t’i dërguar Serbisë edhe notë proteste.

I quajtët edhe barrikadat me njerëz të armatosur në veri se janë protestues protestues paqësor.

Me rastin në Shtërpcë natyrisht që merret shteti me organet e drejtësisë, që të zbardhet e vërteta se a i është zënë rruga pjesëtarit të FSK-së apo jo, se a e ka bërë aktin në vetëmbrojtje apo jo, dhe fajtori shpallet vetëm kur gjyqësia e shkallës së prerë e konstaton atë.

Shpreh keqardhje për atë që ndodhi në Shtërpcë, kërkoj drejtësi pa anime politike e të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë.Poshtë standardet e dyfishta.