OVL-UÇK kërkon nga deputetë të adresojnë padrejtësitë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK

                 OVL-UÇK kërkon nga deputetë të adresojnë padrejtësitë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë para Kuvendit të Kosovës pak para vazhdimit të seancës konstituive. Ata kanë kërkuar nga deputetët e zgjedhur që të adresojnë ”padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër i krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë”.

Ata u kanë dhënë deputetëve të zgjedhur nga një fletë në të cilën është shkruar një betim.

OVL-UCK kërkoi që ata të betohen për t’u angazhuar në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

Nga deputetët e zgjedhur është kërkuar krijimi i një mekanizmi mbikëqyrës ndaj Speciales./kp/