Pakistani i armatosur me armë bërthamore jep ‘dritën jeshile’ për hakmarrje ushtarake kundër Indisë

Pakistani i armatosur me armë bërthamore jep ‘dritën jeshile’ për hakmarrje ushtarake kundër Indisë Pakistani është zotuar të kundërpërgjigjet kundër Indisë, duke paralajmëruar se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur sulmeve me raketa gjatë natës në një “kohë, vend dhe mënyrë që zgjedh vetë”. Islamabadi e konsideroi sulmin e Indisë një “akt lufte” që pretendon se ka synuar qëllimisht zonat civile, duke vrarë të paktën 26 persona dhe duke plagosur 46 të tjerë – një akuzë e mohuar kategorikisht nga New Delhi.
Ndërsa Pakistani zhvendosi tanke pranë Kashmirit të mërkurën, kryeministri Shehbaz Sharif tha se forcat e armatosura ishin autorizuar të ndërmerrnin “veprime përkatëse”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Banorët që jetonin rreth kufirit de facto ikën sot pasi India nisi sulme ndaj asaj që i quajti nëntë “kampe terroriste” brenda Pakistanit gjatë natës.
Të dy vendet e armatosura me armë bërthamore shkëmbyen më pas zjarr artilerie.