Paniri I librit dhe programet letrare po tubojnë qindra prizrenas dhe libërdashës në Prizren

Foto nga /arkivi i librave te vjetër/

                 Në kuadër të edicionit të 17-të të Panairit të Librit “Prizreni 2025”,pos panairit  të  librit  organizohen edhe aktivitete  lertare , Kështu  në natën e parë me 30 korrik , në Sheshin e Lidhjes, pranë Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, u mbajtë  promovimi  veprimtarisë se Prof Dr. Bajrama Kosumit, shkrimtar, analistë dhe ish kryeministër i Kosovës i cili me këtë rast evokoi edhe nismën e krijmtarisë së tij në  qelin e burgit të Nishit për të ardhur deri tek  botimet e fundit. Kurse në programin e dytë të po asaj nate u prezentua shkrimtari Muherrem Kurti. Kurse mbrëmë po në të njejtën hapësirë u organizuan edhe do dy aktivitete letrare me përmbajtje të veçantë:  U bë  promovimi I  librit të Prof. Dr. Nuridin Ahmetit: “Albanologjia në Jugosllavi sipas dokumenteve të arkivave të Shqipërisë”, një studim i thelluar mbi zhvillimin e albanologjisë në hapësirën jugosllave. Dhe një pjesën letrare ishte me autoren nga Kukësi, Vera Istrefi, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë – Dega Kukës, autore e gjashtë librave me poezi. Ku me këtë rast ajo ka shpalosur pjesë të poezive të saja si dhe  pjesë nga jeta e sajë si poete dhe veprimtare e gruas. Po këto organizime   do të  vazhdojnë edhe  sonte ku në pjesën  e parë me fillim në ora 20,00 do të  jetë prezentimi I një shtudjuesi dhe  poeti , do të jetë Sadik Idrizi Aljabak dhe poeti Mustafa Balje, nga  komuniteti boshnjak.Derisa në pjesën e dytë  preznetohen  vëllëzërit Ramadan e Refki Reshitaj  shkrimtar e poet si dhe veprmtar të kulturës  shqiptare në Suedi e Kosovë.,   Deris nga anën  tjetër Panairi I librit vazhdon , ku shumë prizrenas dhe  vizitorë të tjerë  kanë mundësi të  blejnë tituj të shumë të librave në tri gjuhë në  ;Gjuhën shqipe, Turqiishte dhe Anglisht . Panarii bashkë me programet letrare do të  vazhdojë çdo mbrëmje deri më 3 gusht./Rtv Besa/