Paralajmërohen vërshime në Kosovë, mund të shkaktojnë probleme 
Ditëve në vijim reshjet e shiut pritet të shtohen edhe më tepër, të cilat mund të sjellin edhe vërshime në disa pjesë të Kosovës. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Sipas IHMK’së, reshjet më të theksuara do të jenë në zonën e Dukagjinit, të cilat mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta.“Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga sot datë 18/11/2022, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune datë 19/11/2022 deri të hënën me datë 21/11/2022 me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale. Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit”, thuhet në njoftim.Vërshimet, si pasojë e reshjeve, mund të shkaktojnë vështirësi e probleme.Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”, njofton IHMK’ja. /Reporteri.net/.