Paralajmërohet ulje e çmimeve këtë pranverë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, tha se në pranvera e këtij viti pritet që të kemi rimëkëmbje ekonomike.Gërxhaliu theksoi se nga fillimi i prillit të këtij viti pritet që të ketë trende të rënies së inflacionit e po ashtu edhe rënie të çmimeve, duke numëruar një varg faktorësh që do të ndikojnë.“Besoj që duhet të kemi optimizëm për vitin 2023 sepse janë disa indikator që dhurojnë optimizëm, që do të ketë lëvizje pozitive në rend të parë, pas ngritjes së çmimit të importit të naftës ruse në Evropë është një frymarrje më e lehtë, në rend të dytë kushtet klimatike dhe nxehtësia që e ka kapluar Evropën i ka shtuar rezervat e gazit që nuk janë shfrytëzuar dhe ky është një produkt strategjik që ka ndikuar në standardin e evropianë”.