Paralajmërojnë gastronomët: Nëse Qeveria nuk bën ndonjë ndryshim deri të premten, jemi të gatshëm për protestë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se në takimin me u.d. të Ministrisë së Shëndetëisë, Dafina Gexha, kanë diskutuar rreth masave anti-COVID.Në një postim në Facebook, Shoqata e Gastronomëve ka thënë kërkesa e tyre dhe presioni i vazhdueshëm është që të lirohen masat aktuale në fuqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Kjo Shoqatë ka njoftuar se masat pritet të lirohen gradualisht, por nëse nuk ka ndonjë ndryshim deri të premtën, atëherë do ta kenë në shqyrtim që të protestojnë.“Bashkarisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani. Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë. Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë!”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/