Pas tërmetit, Stambollin e pushton frika për një fatkeqësi edhe më të madhe

Tërmeti më vdekjeprurës në historinë moderne të Turqisë ka ringjallur frikën në pjesën tjetër të vendit se Stambollin e pret një katastrofë edhe më e madhe.
Kjo ka bërë që qindra mijëra njerëz të kërkojnë shtëpi më të sigurta.Rreth 5 milionë njerëz nga gjithsej 16 milionë banorët e qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, jetojnë në shtëpi të rrezikuara, tregojnë të dhënat zyrtare.Kjo pasi që ato shtëpi ndodhen në një zonë të rrezikuar nga tërmetet, pranë Detit Marmara në veriperëndim të Turqisë, raporton REL.Që kur tërmeti e shkatërroi pjesën juglindore të Turqisë më 6 shkurt të këtij viti dhe la të vrarë më shumë se 50.000 njerëz, ankthi ka kapluar banorët e Stambollit dhe ua ka ringjallur kujtimet e tërmetit të vitit 1999 që vrau 17.000 persona në këtë rajon. Në shkurt, dhjetëra mijëra ndërtesa u shembën shkaku i tërmetit. Kjo bëri që të ngrihen akuza për standardet e ulëta të ndërtimit në të gjithë Turqinë, të cilat u tha se kishin kontribuar në dëmet e pësuara.Këto akuza nxitën edhe shqetësime për gjendjen e shumë ndërtesave të vjetruara në Stamboll.Që nga tërmeti, numri i banorëve të Stambollit që kanë kërkuar t’u prishen dhe rindërtohen shtëpitë është trefishuar.Ndërkohë, këto ngjarje kanë ndikuar që çmimet e banesave me qira të rriten edhe më shumë.Sipas një raporti të sizmologëve të vitit 2019, një tërmet me magnitudë prej 7.5 shkallësh – i ngjashëm me atë të muajit shkurt – do t’u shkaktonte dëme të paktën 17 për qind të 1.17 milionë ndërtesave në Stamboll.Sizmologët thonë se katastrofa e muajit shkurt nuk i ka ndryshuar gjasat që një tërmet ta godasë Stambollin, pasi që Stambolli dhe rajoni i goditur nga tërmeti në shkurt ndodhen në dy zona rreziku të ndryshme.