PDK-ja mbrëmë hapi fushatën në Prizren, Bedri Hamza ka prezantuar katër shtyllat e programit të tij.

Mbrëmë në  një atmosferë festive në  qendrën Sportive ‘’Sezai Surroi’’ ku pos numrit të madh të  qytetarëve nuk munguan edhe lodrat e njohura  prizrenase.Fillimisht   të pranishmit e shumtë i ka përshendetur i pari i  komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj i cili tha se  PDK-ja është  parti shtetformuese  dhe  tha se ata që  e patën pushtetin se meritojnë tua përmendim as partinë e as emrat e tyre.PDK duhet të fitojë dhe ne  duhet të  krijojmë një  marreveshje me  ndërkombëatrët e veqanrisht me SHBA , andaj  na  duhet një  kryeministër që këto do ti bëjë  e ky është Bedri Hamza  tha Totaj .

Pas kësaj u bë  prezantimi I të  gjithë  kandidatëve dhe kandidateve  përmës ekranit të madh. Ku pastaj ftohet në  foltore kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ku ka prezantuar katër shtyllat e programit të tij: zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia, arsimi dhe shëndetësia, drejtësia, mbrojtja dhe politika e jashtme. Duke u zotuar se qeveria e udhëhequr nga ai do të punojë për të gjithë, Hamza ka premtuar 50 për qind rritje pagash për të gjithë zyrtarët publikë,

“Ne besojmë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që nuk e lë pas asnjë qytetar. Prandaj, do t’i rrisim pagat dhe pensionet. Pagat për mësuesit dhe arsimtarët, për mjekët, policët, zjarrfikësit, ushtarët dhe për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit do të rriten deri në 50%”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar lehtësira për bizneset, krijimin e Fondit të Papunësisë, themelimin e Gjykatës së Punës, ndërtimin e Stadiumit Olimpik Kombëtar, fond 30 milionë euro në vit për bursa studentore, ilaçe falas për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, drejtësi të pavarur nga politika.

“Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, si forcë operative sipas standardeve të NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian për mua nuk ka alternativë. Do ta thellojmë partneritetin me NATO-n, do të punojmë për Partneritetin për Paqe, do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA dhe do ta synojmë Marrëveshjen Strategjike me aleatin tonë kryesor. Po ashtu, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit në BE”, ka thënë Hamza, duke u bërë thirrje qytetarëve ta votojnë PDK-në me numër 130 për ta çuar Kosovën së bashku përpara.