PDK-ja propozon  Prof, Dr Simir Krasniqin për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës është propozuar Simir Krasniqi për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit, ndërsa Arianit Berisha është caktuar shef i grupit të kuvendarëve të PDK-së.
 
Totaj ka theksuar se PDK mbetet e përkushtuar për vazhdimësinë e punës dhe rritjen e rezultateve, duke shtuar se synimi është që “suksesin e mandatit të parë ta çojmë edhe më lart në mandatin e dytë”.
Sipas tij, këto propozime janë pjesë e angazhimit të PDK-së për organizim të brendshëm dhe funksionim efikas në institucionet komunal. Prof. dr  Simir  Krasnqi është  figurë  reprezentative e PDK-së e njëherit ka kryer shumë detyra me përgjegjësi  të madhe  për  qytetarët e Prizrenit/QendraPress/