Për cilën demokracie e keni fjalën?-Shkruan;Shani BERISHA,historian.

                            Për këtë demokraci në emër të së cilës u është mundësuar të gjitha mbeturinave të së kaluarës anti-kombëtare e anti-liri të trimërohen e të vjellin helm kundër çlirimtarëve e lirës së atdheut!

Për cilat respektim të të drejtave të njeriut e keni fjalën?

Respektimin e të drejtave të atyre, të cilët vetëm biologjikisht janë “njerëz”, e realisht ishin në shërbim të së keqes dhe pushtuesit barbar.

Për cilën drejtësi e keni fjalën?

Drejtësinë për ata e këta të cilët ishin ndihmëtar e sehirgji, kur shumë fshatra e qytete të atdheut u lagën me gjakun i njom të foshnjave, fëmijëve, nënave e motrave tona!

Poshtë demokracia dhe drejtësia e tillë!

Demokracia e drejtësia e mirëfilltë ka tjetër adresë!/www.qendrapress.com/