Për punën e palodhur të  Qeverisë Totaj, flasin kryetarët e Bashkësive lokale-Prizreni,po lulëzon!

    Secili  qytetarë prizrenas  tashmë është dëshmitar  për punën e palodhur që po bënë Qeveria Totaj, në Prizren .Kudo ato punë shihen e preken dhe  prizrenasit  po i gëzojnë këto fryte pune. E këto  punë  po e  bëjnë  këtë qeveri lokale  si më të suksesshmen  në Kosovë. Lidhur me këtë angazhim maksimal tashmë  po flasin  edhe  kryetarët e Bashkësive Lokale, ne përzgjodhën  dy  opinionet  e dy  Bashkësive  Lokale më të mëdha ën Prizren  atë nga  Zhuri dhe nga  Gjonaj.

Ja si shprehet kryetari i BL të  Zhurit Jakup Hoxhaj

‘’Gjatë muajve të fundit kemi shtuar ndjeshëm intensitetin – si në planifikim, ashtu edhe në zbatimin e punëve – gjithmonë në të mirë të banorëve të fshatit dhe komunitetit përreth. Përkushtimi dhe angazhimi ynë, së bashku me bashkëpunimin e kolektivit, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin fryte të dukshme. Falënderojmë Komunën e Prizrenit dhe kryetarin z. Shaqir Totaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Derisa Kryetar i Këshillit Lokal të fshatrave Gjonaj dhe Tupec, Herolind Osmanollaj shprehet

‘’PUNA KA ZË!

Sot, filluan punimet me asfaltim konkretisht në rrugën te Stadiumi i fsh. Gjonaj, ku po punohet me një intensitet të lartë në rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Në emër të Këshilli Lokal i Fshatrave Gjonaj dhe Tupec, e falënderojmë  Komuna e Prizrenit si dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, z. Çelë Lamaj, për kontributin e dhënë!

Vazhdojmë me projekte të reja për vitin 2025.’’. Prandaj, jo  kot  qytetarët  thonë  ;Prizreni po lulëzon. Prizreni  në punë./QendraPress/