Përfundon autopsia e 35-vjeçares, janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks  

                   Rreth orës 13:40 ka përfunduar autopsia e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK.Sipas burimeve të Telegrafit, gjatë autopsisë së trupit të viktimës janë gjetur tri plumba një në kokë dhe dy në gjoks.“tri plumba, dy në gjoks dhe një në kokë”.Ndërkaq, trupi i pajetë i 35 vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Sokol Halilin nga fshati Godancë i Shtimës, si të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme të gruas së tij në oborrin e QKUK-së.Policia ka publikuar fotografi me të dhënat e të dyshuarit, ndërsa ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e tij.“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë