Përfundon “java pranverore”, në këto dy ditë priten reshje bore në Kosovë

                        Moti “pranveror” pritet të përfundojë të dielën.Siç njofton Prishtina Weather, të dielën në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të shndërrohen edhe në bore.“Mot i ngrohtë por me erë të fuqishme jugore parashihet në fundjavë. Kushte për të reshura shiu paraqiten ditën e diel, që do të jenë më të shumta orëve të mbrëmjes. Me rënie të temperaturës këto reshje edhe mund të shndërrohen në bore mëngjesin e së hënës”, njofton Prishtina Weather.Reshjet e shiut dhe borës pritet të ketë edhe ditën e mërkurë.

Njoftimi i plotë:

Mot i ngrohtë dhe me erë në fundjavë. Të dielën në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të shndërrohen edhe në bore. Javën vijuese më ftohtë.

24.02.2023 – Mot i ngrohtë por me erë të fuqishme jugore parashihet në fundjavë. Kushte për të reshura shiu paraqiten ditën e diel, që do të jenë më të shumta orëve të mbrëmjes. Me rënie të temperaturës këto reshje edhe mund të shndërrohen në bore mëngjesin e së hënës.
Reshjet e shiut dhe borës pritet të ketë edhe ditën e mërkurë.

Erërat e fuqishme në fundjavë, mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme. Prania e pluhurit saharian në rajon mund të ndikojë që rritja e vlerave të çastit me këto grimca të çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE