Përfundon marshi i opozitës në Shqipëri, Berisha thërret sërish protestë të hënën

                      Partia Demokratike e Shqipërisë në orën 12:00 nisi protestën në Tiranë, në atë që kryetari i kësaj partie Sali Berisha e ka quajtur revolucion demokratik.Berisha njoftoi për protestën pas arrestimit të ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ndërsa demokratët akuzuan kreun e qeverisë si të përfshirë në afera korruptive me të për shtypjen e opozitës.Për shkak të protestës, dyert e kryeministrisë janë blinduar për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda objektit.Protestuesit janë mbledhur në selinë e PD-së, më pas në sheshin Skëndërbej, në Sheshin “Nënë Tereza”, për t’u vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Në këtë protestë 1,500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen.Në ndihmë të efektivëve të policisë do të jenë dhe forcat RENEA dhe të FNSH-së.