Përkujtimi i Betejës së Jeshkovës  nesër kujtohet me disa  aktivitete përkujtimore

Organizata e Veteranëve të Luftës së  UÇK-së dhe  kryetari Isa Berisha, njoftojnë se për të  nderuar Dëshmorët, fton  familjarët  e dëshmorëve,invalid,veteran dhe qytetarë të Prizrenit.

Nesër e martë 11.03 .2025 ne ora 10:00 do të bejmë homazhe ne varrezat e dëshmorëve në Landovicë duke përkujtuar një nder betejat me te lavdishme te  UÇK-së që ndodhi në Jeshkovë.

Ne ora 10:30 homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë si dhe ne ora 12:00 ne bashkëpunim me Shkollen ‘’Hysen Rexhepi’’ në shtëpinë e kulturës’’Xhemajli Berisha’’, do të përkujtohet kjo datë e lavdishme nga kjo shkollë e cila e mban emrin e dëshmorit Hysen Rexhepi./QendraPress.com/