Përkujtohen dëshmorët e kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj

                 Sot, mbushën plotë  23 vite nga   rënia heroike të dy dëshmorëve të kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj.Ata  që ishin ndër  bijtë më të  ndritur të  Hasit dhe  që kushtrimit të  komandantit legjendar iu  bashkangjiten që në  ditët e para të  luftës për  liri.Me  një ceremoni simbolike, ashti siq ishin ata  simbolik në jete  e të yjarrë në luftë  sot,  janë përkujtuar dy dëshmorët pasi ata tashmë janë në altarin  pavdeksisë. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë që familjarë, bashkëluftëtarë, invalidë të luftës, miq e bashkudhëtarë të dy dëshmorëve në luftën për çlirimin e Kosovës, zyrtarë të ndyzshëm e mbi të  gjitha  ata që ndihmuan luftën e dhanë shumë për luftën e UÇK-së  Reshat Çoçaj, ishte pjesëmarrës në secilën protestë të organizuar para luftës nga studentët e Universitetit të Prishtinës, një person human, duke i ndihmuar studentët të cilët ishin dëbuar atëkohë nga okupatori serbë. Reshati ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi, i cili njihet për kontribut shumë të madh gjatë tërë luftës, jo veq në rajonin e  Hasit por edhe më gjërë, pastaj  kontributi i tij me miqtë e tij pjestarë të UÇK-së edhe nga diaspora  ai ishte një katalizator i  luftës  për liri  ,Edhe Muharrem Samahodaj njihet për një luftëtar sypatrembur, i cili ishte në gjendje gatishmërie në çdo kohë për të dhënë kontributin më të mirë në çlirimin e vendit.Prandaj,  figura e këtyre dëshmorëve   duhet të  ketë një  simbolikë më të madhe organizimi  e të mendohet që kjo datë  të bëhet një  datë  tradicoinale e  së paku Në Has  që të  përkujtohet  lufta  , pasi që  Hasi ishte Porta e lirisë dhe  ishte sofra e shtruar  e lirisë  Reshati në këtë drejtim kishte  veqori e tipare  shumë të veçanta sepse kishet miq  në  Kroaci e në  gjithë diasporën./www.qendrapress,com/