Përkujtohet Dëshmori Adnan Krasniqi,dëshmori që këndonte këngën e lirisë.

Me rastin e 26 -Vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Adnan Krasniqi, nga Prizreni, që sot, u përkujtua me pietet nga ish komandantët e luftës dhe bashkëluftëtarë e familjarë për veprën tij të pavdekësisë .Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë u bënë homazhe për të vazhduar pastaj në Monopolc të Shtimes atje ku Adnani ra në logun e betejave të luftës derisa i këndonte vetë lirisë,
Adnani,ishte dhe do të mbetet njëri ndër dëshmorët e kombit që pos rinisë së tij dhe jetës,ai atdheut diti t’ia falë edhe guximin e një trimi që edhe pse ndër më të rinjtë e luftës ai ishte njëri nga ata trima që e ka ditur urdhrin e lirisë në luftë e ka ditur se si liria nuk mund të vije pa gjakun e derdhur dhe inspirim kishte familjen e tij atdhetare,Ish komandanti i Brigadës 125 Nehat Basha, jo rrallë e falënderon dhe fletë me pietet për trimërinë e Adnanit Ai e rikujton kur ai në ndihmë bashkëluftëtarëve tanë të Zonës së Nerodimes dhe kontribuon Betejës së Monopolcit. Jehu I këngës së Adnanit dhe çiftelia e tij ishin bërë më shumë se himni kombëtar për luftëtarët e lirisë, Adnani,, ishte më i riu dhe ne e merrnim si entuziazëm të tij që ai kishte për lirinë, Ai mbetet tek secili si njëri nga luftëtarë që nuk e dinte frikën e armikut, Ai ishte ai zëri që secilit nga ne që e kemi njohur na është shtirë në ëndërr vetë zëri dhe figura e tij edhe sot e kësaj dite, Adnani ishte mrekullia e ushtrisë ishte ai që nuk bënte të vdiste, por plumbi i lirisë i takoi atij të tregonte pavdekësinë e kësaj lufte, Jemi krenar që e kemi njohur të pa epurin për liri Adnan Krasniqin pohojnë shokët e tij .
Edhe sot 26 vite nga ajo betejë ish bashkëluftëtarët e Adnanit pohuan se ende e dëgjojnë këngën e bukur të trimit ajo këngë e bukur që djemtë e lirisë i griste dhe i mbushte plotë me atdhetarizëm,Familjarë të Adnanit sot, falënderuan të pranishmit që bashkë ndanë krenarinë dhe dhembjen për birin e tyre .Në këtë përkujtim ishte edhe nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, i cili tha se sot, përkujtojnë Dëshmorin më të ri të komnuës së Prizrenit , dëshmori që këndoi edhe kur ra në altarin lirisë ./QendraPress/