Përkujtohet heroi i kombit Ismail Kryeziu, njëri ndër themeluesit e UÇK-së, në Rajonin e Prizrenit.

Sot ,nga shoqatat e dala nga lufta në Prizren si dhe familjarë e luftëtarë tjerë të lirisë u përkujtua Heroi i Kosovës Ismail Kryeziu,fillimisht me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë .Në homazhe në varrezat e dëshmorëve të Landovicë duke përkujtuar njërin ndër themeluesit e UÇK-së për rajonin e Prizrenit Heroin e Kosovës , komandant’’ Shpendin’’ ku ishte dhe nëna e dëshmorit Zendije Kryeziu e rikujtoi takimin fundit me të birin në Pagarushë, tha se po ndihet shumë krenare që tani po rikujtohet nga shokë e bashkëluftëtarë të tij, Ata që dhanë jetën për këtë liri. Pastaj ajo rikujtoi edhe porosinë e të birit.

Pas homazheve ne Landovicë kurora lulesh u vendosën edhe tek lapidari në Arbanë , ku në emër të komunës së Prizrenit ish luftëtarja e lirisë tani drejtoresha Ramize Shala tha se edhe un kamë ndjekur rrugën këtij atdhetari të madh dhe ndihme krenare që sot po e rikujtojmë këtë atdhetar
Isa Berisha kryetar i OVL-së në Prizren më këtë rast tha se Ismaili, ishte njëri nga themeluesit e
Nxënës të shkollës së Arbanës me këtë rast recituan vargje kushtuar këtij heroit.Ismail Kryeziu, ishte një shembull i një luftëtari të lirisë i cili që nga ditët e para ishte në secilin nga frontet e luftës dhe veprimtarinë e tij atdhetare.