Përkujtohet profesor Besnik Krasniqi,atdhetar e veprimtar i palodhur i sindikatës arsimore

   Prof Besnik Krasniqi, ishte një atdhetar i përbetuar i çështjes atdhetare. Ndër  veprimtarët e rrallë që ishte ndër të parët  liridashës që  ishte kyqur në  bartjen armatimit, për të luftën e lirisë së Kosovës.Krahas angazhimeve të palodhura, ishte edhe sindikalist në nivel  të Kosovës, në mbrojtje të të drejtave  të arsimit. Kuvendar i KK  të Prizrenit, duke  ngritur zërin  e duke qen në shërbim të qytetarisë . Ai pati një  jetë  të bujshme e plotë suksese, përderisa  viti i rëndë i COVID -t – ia mori jetën  dukë  e ndalur aktivitetin e tij  të hovshmë si në  atdhetar e sindikalist i pashoq. Sot e rikujtuan miku tij Shaip Budurri  i cili shkruan’’

‘’ 30 Marsi – një ditë e kobshme që rikthen dhimbjen dhe mallin që nuk shuhet kurrë. Sot bëhen pesë vite që ndërroi jetë miku dhe kolegu im më i afërt, profesor Besnik Krasniqi.

Sikur fati deshi që largimi juaj të përkonte me këtë muaj, për ta lidhur përgjithmonë emrin dhe veprën tuaj me lavdinë, sakrificën dhe krenarinë që simbolizon Marsi. Me dekada të tëra arsimuat breza të rinj, duke u bërë udhërrëfyes i dijes, i vlerave dhe i dashurisë për atdheun. Fjalët tuaja ishin mësim, ndërsa shembulli juaj ishte frymëzim. Krahas kësaj, dhatë kontribut të pakontestueshëm në çlirimin e vendit, duke mbetur model i përkushtimit dhe sakrificës.

Dhe pikërisht atëherë kur erdhi koha të shijonit qetësinë shpirtërore pranë familjes suaj, ju u ndatë nga ne, duke lënë një boshllëk që nuk mbushet dot. Na mbetën kujtimet, fjalët, buzëqeshja dhe mirësia juaj, që vazhdojnë të jetojnë në zemrat tona.

Mallin për ju e mbajmë çdo ditë, ndërsa kujtimi për personalitetin dhe veprën tuaj do të mbetet i gjallë përherë.’’.shkruan Shaip Budurri./QendraPress/