Përmes fotografive: Pasojat e tërmetit që la mbi 1 mijë e 400 të vdekur

                      Një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë herët të hënën, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë në të gjithë vendin dhe Sirinë fqinje.Fotot që tregojnë shkallën e vërtetë të katastrofës u shfaqën në fund të ditës. Blloqe të tëra të qytetit u rrafshuan nga tërmeti, shufra metalike u shpërndanë nëpër rrugë dhe automjetet u përmbysën. Ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të çliruar personat e bllokuar nën rrënoja.