Përsëri dështoi seanca për verifikim të mandateve, opozita akuzon pozitën për uzurpim kushtetues e ligjor.

      Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. Pas dështimit të seancës ditën e martë, kryesuesit i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka shkruar letër presidentes Vjosa Osmani, ku e njoftoi për zhvillimet e ndodhura në seancë dhe kërkoi sugjerime se si të vazhdohet tutje. E, pas letrës, presidentja citoi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të “jetësojnë dhe jo të bllokojnë” funksionimin e pushteteve të dala nga vota e qytetarëve.

Krasniqi tregon “skenarin e LVV-së”: Partia fituese nga zgjedhjet e shkurtit uzurpoi të drejtën Kushtetuese të deputetëve . Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se LVV uzurpoi një të drejtë Kushtetuese e ligjore të deputetëve të zgjedhur.

Ai pas mbylljes së seancës konstituive ka thënë se LVV e cila doli fituese nga zgjedhjet e shkurtit ka organizuar një skenar për uzurpimin e organit ligjvënës.

“Edhe ju si media edhe qytetarët u bëtë dëshmitar që partia që ka dal e para e uzurpon një të drejtë Kushtetuese për me pengu rrjedhën e seancës. Këta në mënyrë të organizuar e kanë pas një skenar. Ja ku është skenari. Sot ka pas uzurpim partiak të institucionit të Kosovës”, tha ai.

Krasniqi tutje ftoi LVV-në që të mos të mbajnë peng institucionet e vendit.

“Këta jo që s’kanë shumicë, por nuk janë as afër shumicës”, tha ai duke iu referuar LVV-së

Abdixhiku e quajti shkelje të rendë dhe “praktikë të mbrapshtë”, vendimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

Abdixhiku tha se Dehari që sipas tij ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve. Seanca do të vazhdojë të shtunën në oërn 12:00, me shpresë se deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.