Përurohet asfaltimi i rrugës Sërbicë – Smaq me vlerë prej 228 mijë e 700 euro

                   Në përurimin e asfaltimin e rrugës Sërbicë – Smaç me vlerë prej 220 mijë e 700 euro me investim të komunës gjegjësisht drejtorisë së Shërbimeve Publike,sot ishte kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri, të cilët të mirëpritur nga banorët prenë shirin përurues të kësaj rrugë që tashmë ka shkurtuar mundësinë e rrugëtimit më të shpejtë dhe më të mirë., Kryetari i komunës Shaqir Totaj tha se sot ka një ndjenjë kaq të mirë që po ua mundësin këtyre banorëve që tash e tutje parmes një rruge të shtruar me asfalt të jenë më afër njeri tjetrit .Drejtor Çelë Lamaj më këtë rast tha se kjo rrugë ka kushtuar rreth 229 mijë euro dhe kjo rrugë është një kërkesë e kamotshme e këtyre banorëve .  Kurse ne emër të fshatit ka falënderuar kryetarin Totaj dhe drejtorinë Çelë Lamaj përfaqësuesi i fshatit Smaç, Luigj Shkurreti, i cili tha se kryetari Totaj dhe drejtori Çelaj tashmë na kanë qëndruar me shumë kërkesa afër dhe kjo na bënë të lumtur.  Kjo rrugë shpresohet se do të bëjë më të afërt rrugën e këtyre banorëve drejt qytetit/www.QendraPress.com/