Përurohet rruga e asfaltuar Trepeticë- Petrovë , duke ua mundësuar këtyre banorëve për pak minuta ardhjen në qytet
Në përurimin e asfaltimin e rrugës Trepeticë -Petrovë me vlerë pre rreth 199 mijë euro me investim të komunës gjegjësisht drejtorisë së Shërbimeve Publike,sot ishte kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri, të cilët të mirëpritur nga banorë vendas e që kishin ardhur edhe nga diaspora në këtë përurim. Kryetari Totaj duke përgëzuar banorët e këtij fshati dhe në prerje të shiritit tha se këto rrugë tashmë dihet botërisht se ia kanë lehtësuar jetën këtyre banorëve ata edhe kanë krijuar lehtësime edhe për qytetin e Prizrenit. Prandaj urojë këta banorë ta gëzojnë këtë rrugë. Përgjegjësi i fshatit Trepericë Mario Paluca ka falënderuar kryetarin Totaj, drejtorin Çelë Lamaj dhe nënkryetarin Gashi për gatishmërinë që po tregojnë për të ndihmuar fshatin Trepeticë dhe Bashkësinë Lokale të Velezhës, Ai pastaj tha se pas një kërkese që ia kemi bërë drejtorit Lamaj menjëherë ka pranë të fillojë asfaltimi i kësaj rruge, kurse ka akuzuar qeverinë e mëhershëm e që nuk ishte në gjendje ta ndihmojë këtë pjesë të fshtarave .Prandaj, ai tha se drejtori Lamaj është treguar tepër i suksesshëm apo siq u shpreh ai ‘’i paparë me angazhimet tija’’.Prandaj ,tha se kanë ardhur edhe nga diaspora në këtë takim që sot ta ndajmë bashkë këtë gëzim. Inserte Kjo rrugë saktësisht ka lehtësuar tashëm qasjen e këtyre banorëve për në qytet sepse për më pak se 10 minuta mund at arrijnë në cilin do pjesë të qytetit këta banor të fshatit Trepeticë /www.QendraPress.com/