Pikëlluese –Kë ndërruar jetë Qazim Kabashi, profesor ish deputet,veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare dhe veteran i luftës

    Me pikëllim sot, mësuam se u nda nga jeta  Profesori, ish deputeti , veprimtari i çështjes atdhetare  , anëtarë i Kryesisë së LDK-së në themelim ,ish veprimtarë i Këshillit për Financim dhe  patriot i devotshëm Qazim KABASHI, në moshën 75  vjeçare ndahet nga jeta. Qazim Kabashi  ishte një profesor i dalluar i historisë  dhe  njëri nga të rrallët që   ka guxuar edhe kur ishte e ndaluar të  shpjegonte  historinë  shqiptare, ai e ka shpjeguar. Në  dekadën e rezistencës  ishte anëtarë i Kryesisë së lëvizjes   gjithë popullore   në  degën e LDK-s në Prizren. Ishte anëtarë  dhe udhëheqës i Këshillit të  Financave, ., Ishte deputet  i legjislaturës së parë  të  zgjedhjet  të vitit 1992, Qazim Kabashi ka dhënë kontribut shumë të çmuar në arsim në  komunën e Suharekës dhe Prizrenit, Veprimtaria e Qazim Kabashit   ishte e ndritur dhe plotë   atdhetadashuri. Ai një jetë tërë  i angazhuar  për Republikën e Kosovës, ishte  i arrestuar disa here nga  Serbia  për  angazhimet e tija  atdhetare, Qazim Kabashi   do të  mbahet mend  për  shumë  veprimtari atdhetare, Ai varroset me 29 mars 20025 në varrezat e  Korishë  me qindi/QendraPress/