Plaçkitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”,zëdhënësi toger Sh.Bytyçi, jep sqarime

Raportohet se një plaçkitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas pamjeve një kamion ka ndalur një veturë dhe më pas në mënyrë të armatosur kanë plaçkitur veturën.Derisa lidhur me këtë plaçkitje yëdhënësi I policisë rajonale togeri Shaqir Bytyçi njofton se sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhël, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur. Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura. Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin. Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit ‘’Golf’’. Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve njofto zëdhënësi Bytyçi.