Platforma “Liria ka emër” mbështet protestën e 7 gushtit, fton qytetarët të marrin pjesë.

Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se e mbështet protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së kundër padrejtësive në Hagë. Përmes një postimi në Facebook kjo platformë fton qytetarët që të protestojnë me 7 gusht .“Me 7 Gusht protestojmë kundër padrejtësive , kundër rishkrimit të historisë, kundër shkeljes së të drejtave njerëzore… Së bashku!”, thuhet në këtë ftesë.