Poezi kushtuar Pavarësisë së Kosovës nga poetja;Afërdita BEÇIRI

Dita E Pavaresise

Me lotët e derdhur
përgjatë viteve te kaluara,
me thirrjet e shumta,
ketë poezi për çlirim e thura.

Me pika te djersëve
nga puna e rende,
për te arritur majën
ku liria ishte, ata rrugën e trasuan.

Me pika te gjakut
te bekuar kosovar
rruga për tek dielli
u trasua dhe u shtrua.

Ajo ishte e largët
por shume e dëshiruar.
Shume për se gjalli e dashten,
e kurrë nga mendja s’e larguan.

Me ketë poezi
Shprehi mirënjohje
për ata qe dhanë e japin
për te drejtën liri e pavarësi.

E dashur Kosove dhe Shqiperi
urime uniteti ne liri
urime popullit qëndrues heroik
qe e solli ketë
dite me pavarësi