Poezi festive në ndërrim motmotesh me poetin.-Rexhep HOTI

Për Miqtë e fjalës!
—————————-
Miqtë e fjalës i kam
Si ajrin që e marr në çdo çast
E takuar nuk i kam kurrë.
Kanë gjykim hata ata,
Shijen ua lakmon pija e perëndive;
Nën belin e kuptimit u shfaqet riti i përtëritjes,
Si uzinë kromozomesh në gjithësi!
Miqtë e mi rrojnë përjetësisht me leximin;
E prek,
Shpirti i tyre i zhvesh misteret e fjalës në etër,
Si i dashuri i Rozafës me besën e dashurisë,
Vrapojnë me ndjenjat e mendimit si fëmijët,
Në vallëzimin e artit ata janë mbretër.
Lozin pa kufizime në arenën e mendjes,
Gjersa hapin e terin përjetësisht
Në tryezën e hapësirës së paskajë,
Në atë botë ku gjithçka është e lirë;
Marshimi kryeneç i vargut ju hyn në shpirt
Asnjëherë nuk ju thotë lamtumirë!
Kur të jeni mërzitur me mua,
Ah, di të jem i pakujdesshëm ndonjëherë,
Vagabond,
Por edhe në formë atomesh po të jem duke shpërthyer diku,
Te ju do të kthehem
T’ju varë nga një mahi të padukshme nëpër buzën e shpirtit,
Në mrrola a buzëqeshje frymëzimi t’ju miklojë;
Shija të mos shterojë nëpër rrugët e mendimit,
Gjurma e hedhur nga stuhia e stinës të rrojë.
/QendraPress/