Policët elitarë sërish në rrugë, javën e ardhshme NJSI dhe njësitet tjera speciale protestojnë përpara Qeverisë

Qeveria e Kosovës, ndonëse i ka miratuar shtesat e rrezishmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sërish do të përballet me pakënaqësitë e tyre.Më datën 9 dhjetor, policët e Njësive Speciale, Hetimeve, Rendit Publik dhe Departamenteve të tjera të Policisë do të mblidhen përpara qeverisë për të protestuar.Ata do të shfaqin pakënaqësitë në lidhje me shtesat dhe kategorizimin e rrezikshmërisë për policët e Kosovës.Kësaj radhe, përveç Njësisë Speciale Intervenuese (ish-FIT) protestës do t’i bashkohen edhe njësi të tjera elitare/speciale të policisë së Kosovës. Protestës pritet t’i bashkohen edhe policët specialë që janë në veri të Mitrovicës.Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin për njoftimin e kësaj proeste