Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me partneret institucional  gjate muajit mars ka realizuar aktivitete për sigurinë ne bashkësi

Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj parandaluese, ka  hartuar planin për realizimin e ligjëratave nëpër shkolla fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit  me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hartuar planin e ligjëratave dhe përzgjedhjen e temave të përshtatshme për moshat e nxënësve për ligjërim,njofton zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren Vesel Gashi.

Duke bashkëpunuar me DKA-të komunale, janë përzgjedhur shkollat për ligjërim dhe gjatë muajit Mars 2025 janë realizuar 17 ligjëratat në 17 shkolla, ku këto ligjërata i kanë ndjekuri 630 nxënës, ligjërata janë realizuar nga zyrtarët policor profesional të certifikuar për ligjërim.

Tema e ligjëruar për muajin Mars ka qenë ”Pasojat e përdorimit të narkotikëve”.

Policia e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me institucione të ndryshme për realizimin e objektivave që rrjedhin nga Strategjia Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi   Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun  b Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren/QendraPress/