“Policia i ka duart me gjak” – protestuesit në Ferizaj e gjuajnë policinë me ngjyrë të kuqe

0

Protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, sapo ka nisur në Ferizaj. Në protestë shihet numër i madh i pjesëmarrësve që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares M.O .Shumë gra po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave.Protestuesit kanë gjuajtur edhe ngjyrë të kuqe drejt policisë, duke brohoritur ‘Policia i ka duart me gjak’.Protesta është organizuar pas rastit tragjik në këtë komunë, ku një 18-vjeçare dyshohet se u vra nga partneri i saj dhe më pas është lënë në Spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *