Policia jep detaje për ngjarjen tragjike  në Prizren, ku një grua është vetëvrarë.

                    Lajmin e ka konfirmuar për Rtv ‘’Besa’’ Shaqir  Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Ai  pohon  se të martën rreth orës 6:50,  një grua është vetëvrarë me armë zjarri. Policia dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai.  Bytyçi, tha se viktima dyshohet se është e moshës rreth 45-vjeçare dhe se rasti ka ndodhur në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria i cila  pasi që  janë  gjetur  armë pa leje  ka  lëshuara  urdhër-ndalimi  edhe për bashkëshortin e sajë  për 48  orë, Kurse trupi i pajetë i gruas  është dërguar  për obduksioni  në Prishtinë e në anën tjetër rasti  është  hapur për hetime të mëtejme pohon toger i Bytyçi.