Policia konfiskon 11 automjete që po transportonin dhe shisnin drunj ilegalisht

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Ferizaj ka konfiskuar 11 automjete të cilët po transportonin dhe shisnin drunj ilegalisht, shkruan Reporteri.net.Në njoftimin e bërë, policia gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit dhe shitjes së drunjëve ilegal ta telefonojnë menjëherë policinë.

Postimi i plotë:

Plani operativ “Mbrojtja e Pyjeve” në FerizajPolicia e stacionit në Ferizaj, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, sot rreth orës 09:00 ka ndërrmarrë një aksion dhe ka ndaluar 11 automjete për transportont ilegal të drunjëve.Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar 11 aotomjetet për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët a Agjencionit të Pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personave për transport ilegal, ndërsa janë konfiskuar edhe sasia e drunjëve.Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.