Policia në Prizren kërkojnë  vetëdijësim për  fushtatën ‘’Festo me Zemër jo me Armë’’.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore, tani më kanë filluar implementimin e Plani Operativ “RRETHI 2024”. Ky Plan Operativ si qëllim kryesor ka rritjen e sigurisë së qytetarëve, pasi që me fillimin e sezonit veror, rritet numri i organizimeve dhe manifestime të ndryshme (dasma, ahengje  familjare, etj) andaj duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët rritet edhe siguria. Përveç aktiviteteve të shtuara operative, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një fushatë vetëdijësuese ‘’Festo me Zemër jo me Armë’’.pohon zëdhënësi i policisë  rajonale Vesel Gashi

 Gjatë këtyre aktiviteteve  përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve dhe posterëve me këshilla për vetësiguri, janë bërë takime me qytetarë të ndryshëm, përfaqësues të bizneseve (pronarë të salloneve të dasmave), përfaqësues të komunitetit fetar etj, ku janë sugjeruar që të evitojnë përdorimin e armëve të zjarrit nëpër ahengje familjare apo në lokacione me frekuentim të madh të qytetarëve.  Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellë me kujdes ndaj njëri tjetrit në mënyrë që ahengjet familjare të përfundojnë në festa e jo të përfundojnë në tragjedi.

Raporto përdorimin e armëve. Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. Njofton Vesel Gashi nga  Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në  Drejtorin Rajonale të Policisë në Prizren.