Policia në Prizren me aktivitete të shtuara ne vetëdijesimin e shoferëve që të mos “Mos e drejtojnë automjetin pa pajisje dimërore”.

                    Me fillimin e sezonit dimëror, njësitet policore te Stacioneve Policore si dhe Njësia e Trafikut Rajonal ne kuadër te Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Prizren do të rrisin kontrollin nëpër rrugoret magjistrale, rajonalë si dhe ato lokalë, ku në fokus do të jenë pajisjet dimërore për automjete. Për drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat e parapara sipas ligjit të komunikacionit rrugorë 05/L-088, do të shqiptohen gjoba sipas: Nenit 227.5 për persona fizik gjobë është 40 euro, ndërsa sipas nenit 227.6 për persona juridik gjobë është 100-300 euro. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës njofton zëdhënësi i policisë Rajonale Vesel Gashi.