Policia në Prizren: Realizuam 55 urdhëresa të gjykatës

  Sipas zëdhënësit  të policisë Rajonale  Vesel Gashi,policia në Prizren, për pesë ditë, ka realizuar 55 urdhëresa të gjykatës, për vepra të ndryshme penale.“Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton Policia e Kosovës.

“Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, dhe stacionet më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të telefonitë 192 dhe 029 244 355”.