Policia njofton  për vjedhje te  rënde në  një shtëpi në fshatin Zojz.

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një  familje  në fshatin Zojz të Prizrenit, ku hajnat kanë vjedhur para e gjësende në vlerë prej mijëra euro .Burimet brenda e drejtësisë  kanë bërë me dije për media  se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat kanë vjedhur rreth 24 mijë euro, para të gatshme dhe stoli të arit, që i kanë gjetur në dhomat e shtëpisë. Mungesën e parave dhe gjësendeve me vlerë e ka vërejtur pronari i shtëpisë i cili menjëherë e ka denoncuar rastin në Polici. Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpinë dhe më pas kanë kryer vjedhjen. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit lidhur me këtë  zëdhënësi i policisë  togeri Shaqir Bytyqi konfirmon/www.QendraPress.com/