Policia  Rajonale në  Prizren raportoi për punën  e vitit 2025

                   Sot,në mjediset e  Drejtorisë së Policisë  Rajonale në Prizren, Drejtori I policisë  Rajonale  kolonel Faton Alija në praninë e  drejtorit të policisë  së  Kosovës  Gazmend  Hoxha, dhe  zyrtarëve të lartë të policisë së  Kosovës e ku ishte edhe  kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Petrit Kryeziu, Kreytarja e  Gjykatës Shpresa Emra  , komandant  të  sektorëve  të  policisë në  Prizren , Raportin për punën dhe  angazhimet që i ka bërë kjo derjtori raportoi kolonel Faton Alija . Ai  ka raportuar  edhe  për sukseset që ka bërë policia , sidomos në luftimin kundër narkotikëve.Pastaj  lidhur me rastet e vrasjeve, dhunës në  familje   aksidentëve në komunikacion dhe  të tjera. Në këtë  takim edhe  drejtori I policisë së  Kosovës  Gazmend Hoxha, me këtë rast ka  vequar angazhimin e   policisë në  Prizren duke  theksuar se  ne do të  vazhdojnë edhe më tej me angazhimet tona maksimale  dhe  dua të them se Prizreni është  një nga  komunat  më të veqanta në  Kosovë. Kurse ai  gjithashtu premtoi se do të rrisin  angazhimet në luftimin kundër  dukurisë së  narkotikëvëe dhe  po ashtu edhe kundër  fajdeve  dhe devijimeve tjera. Kreprokurori Petrit Kryeziu më këtë rast tha se Ju drejtor I Policisë  z Hoxha   keni dhënë një deklaratë sa i përket fajdeve ,Prandaj, ju bëjë me dije se jeni në qytetin ku më së shumti  është  luftuar kjo dukuri. Kurse dua të them se  në jemi komuna që i kemi kushtuar rëndësi edhe ruajtjes së ambientit. Bashkëpunim me policinë e kemi pasur perfekte , prandaj edhe i kemi këto rezultate  tha ai.

 Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren Shpresa Emra, tha se ju jeni hallka e parë e  angazhimeve të sigurisë dhe  kemi pasur një  bashkëpunim të  mirë e të sukseshëm tha ajo dhe vazhdoi. Pas kësaj  pastaj kolonel Alija  ka ndarë mirënjohje për  kryeprokurorin Petrit,Kryeziu, Kryetaren e  Gjykatës Shpresa Emra,për ish drejtoreshën e   Emergjancav Ramize Shala,Drejtorshën e shtëpisë së  sigurisë, pastaj  për mediat  e Prizrenit edhe  për Rtv Besa ,Qendrapress.RTK dhe Tv Prizreni, si dhe për  pjestarët e policisë të cilët  ishin të dalluar  brenda këtij viti në  krye të detyrave  të tyre/QendraPress/