Policimi në Bashkësi në Prizren paiset me me dy vetura të reja dhe siguria nëpër lagje është e mirë.

Policia në Bashkësi dhe Preventivë respektivisht koncepti Policimi në Bashkësi është një fushë shumë e rëndësishme e cila bazohet në ndërtimin e një partneriteti të shëndoshë dhe efikas me bashkësinë, shkëmbimin e dyanshëm të informatave në identifikimin e problemeve apo preokupimeve të bashkësisë në aspektin e sigurisë si dhe parandalimin e dukurive negative apo zgjidhjen e tyre bashkërisht me bashkësinë.Tregon togeri Shaqir Bytyçi I cili me këtë rast ka folur edhe për ndihmën që tashmë e kanë më dy vetura hibride për policët e lagjeve
Hatixhe Hoxhaj, më këtë rast ka theksuar gjithëpërfshirëse dhe të thjeshtë e përkufizon rolin dhe synimin e Policisë së Kosovës me shtrirje në të gjitha nivelet Me qëllim të përmbushjes së rolit të policisë dhe arritjes së synimit në ngritjen e nivelit të sigurisë publike dhe zvogëlimin e frikës nga krimic Aktivitetet që dalin nga kjo strategji janë duke u zbatuar me sukses deri më tani. Pasi ne jemi në satcionin veri e kemi një paralele të gjimnazit në Velezhë atje organizojmë edhe orë vetëdijsueseKurse policë në bashkësi Azemine Kuçi dhe Maliq Oruqi u shprehën se përmes implementimit të kësaj strategjie, Policia e Kosovës do të mundësojë që qytetari t’i njohë policët që do të patrullojnë në lagjen e tyre, gjegjësisht në SEKTORIN POLICOR ku ata përkasin në bazë të ndarjes policore, dhe të komunikojnë me zyrtarët policorë rreth shqetësimeve dhe brengave që i preokupojnë tahna ata. Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë bashkëpunon ngushtë dhe bashkërendon aktivitetet me organizatat qeveritare dhe organizatat jo qeveritare, partnerët ndërkombëtarë, banorët e lagjeve drejtorë të shkollave punëtorë fizik të shkollave dhe të gjithë ata që kanë përvojë dhe orientim në fushën e sigurisë në bashkësi. /Rtv BESA/