Politikani ideal, -Shkruan; Bashkim HOXHAJ, analistë politik.

                           Janë të rrallë por ekzistojnë. Ai nuk e sheh pushtetin si mjet për pasurim personal, e koncepton si mundësi për të shërbyer me ndershmëri. Ai edhe kur mban poste me rëndësi nuk i harron rrënjën e tij/saj – popullin. Me ndërgjegje të qetë ai/ajo e kupton politikën si veprimtari shërbyese ndaj vendit. Politikani deal nuk ndërton vila, ai ndërton besim. Me duar të pastra duke qenë i drejtë dhe transparent ai mbjellë shpresë. Poitikani me duar të pastra, i drejtë dhe transparentë nuk instalon frikë të qytetari.

Është shembull frymëzimi, mbahet në mend gjatë:

-për ide të dobishme, -qasje të mençur

– propozime të pranueshme

– vepra të pashlyeshme…

Në mjaft raste që njeh historia politike, politkani ideal merret për temë trajtimi prej studiuesish të shkencave shoqërore.

Lum kush i hyn politikës me objektiva që qarta: për t’i shërbyer popullit, institucioneve dhe shtetit të tij/saj; me përkushtim, profesionalizëm, , ndershmëri… mbi të gjitha me atdhedashuri dhe atdhetari/QendraPress/