Politizimi i drejtësisë është sulm ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Kosovë –Shkruan:Lumni LUSHAJ

            Sa u përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, është e qartë se ky institucion, që duhej të adresonte drejtësinë dhe të kontribuonte në pajtimin e Kosovës me të kaluarën e saj, është duke u keqpërdorur për objektiva të ulëta politike. Këto veprime nuk janë vetëm një stërkeqje të drejtësisë, por përbëjnë gjithashtu një sulm të hapur ndaj stabilitetit politik dhe përfaqësimit demokratik të qytetarëve të Kosovës. Informacionet e publikuara së fundmi, përfshirë raportimet e gazetarëve (Blendi Fevziu), se zyrtarë të lartë të qeverisë janë duke lobuar kundër figurave kryesore të UÇK-së në Hagë, vetëm sa i vërtetojnë këto akuza. Me po ketë metodologji kjo nomenklaturë edhe atëherë kur përdori çdo mekanizëm, kauzë e veprim për ta trasu rrugën drejt pushtetit, deri edhe duke interferuar me forma korruptive në publikimin e një pseudo aktakuzë për ish presidentin dhe kryeparlamentarin, e cila më pas nuk u përgatit as edhe një vit pas izolimit. Po ashtu, rolin e hendikepuar të këti trupi në vendosjen e drejtësisë e bëjnë arsyet dhe deklaratat e anëtarëve të asaj trupe, nisur nga Prokurori Williamson i cili “nuk pa bazë për ngritjen e aktakuzës”; rënia e Raportit të Dick Marty të miratuar nga KE, afera korruptive dhe akuza ndaj z. Smith për mito etj, sipas përgjimeve dhe raporteve të CIA, forma korruptive e mbledhjes së pseudofakteve nëpër Kosovë e Serbi, të publikuara në televizionin publik RTK, dhe burimet e dyshuar jo kredibile deri edhe armiqësore si prokuroria e shërbimi sekret serb, prokuroria e shërbimi rus, baza ligjore referuese si Kushtetutat e RSFJ, RS, KSAK, etj, pra një bazë ligjore ku referohet fajësia e që na bën të gjithave fajtor vetëm pse ishim shqiptarë, nëse nuk ishim argat të tyre shqipfolës. Është alarmante që një qeveri e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës të angazhohet në veprime që dëmtojnë kauzën kombëtare dhe përpiqen të shfrytëzojnë procese të ndjeshme ligjore për përfitime elektorale. Në vend që të mbështesin një drejtësi të pavarur dhe të paanshme, këta eksponentë qeveritarë po promovojnë ndarje dhe po tentojnë të margjinalizojnë PDK-në, një forcë që vazhdon të gëzojë mbështetjen më të madhe qytetare, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet e fundit. Në këtë kontekst, ne bëjmë thirrje për transparencë dhe përgjegjësi, si nga qeveria aktuale, ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare. Drejtësia nuk mund të jetë një instrument për manipulime politike dhe nuk mund të përdoret për të shtypur zërat e kundërshtimit. Populli i Kosovës meriton një drejtësi të vërtetë dhe një qeveri që punon për të mirën e vendit, jo për agjenda personale apo partiake. /www.QendraPress.com