Presidentja Osmani dhe komandanti i KFOR-it biseduan për sigurinë në vend

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici, biseduan për gjendjen e sigurisë në vend dhe për stërvitjen “Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator.Në takimin me presidenten Osmani, gjeneralmajor Franco Federici. e vlerësoi situatën e sigurisë në vend si të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën.Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se komandanti i KFOR-it informoi presidenten Osmani për stërvitjen “Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator, në Kosovë.Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore, e cila do të përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate, të cilat do të trajnohen bashkë me njësitet e KFOR-it, si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it.Gjatë takimit, presidentja Osmani dhe Komandanti i KFOR-it biseduan për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO, përfshirë edhe familjet e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *