Prizrenasit po u kthehen kafesë me xhezve
Komuna e Prizrenit me gjithsejtë 77 vendbanime fshatra por, si atëherë edhe tani ka mbetur si “sheher” apo qendër vetë Prizreni. Prizreni si qyteti më jugor i Kosovës rrethuar me male të larta si Sharri, Pashtriku, Koretniku. Prizreni dallohet më një numër të madh monumentesh historike të cilat e bëjnë Prizrenin lokacion shumë atraktiv si për vizitorët e huaj ashtu edhe ata nga Kosova. Trashëgimia historike e Prizrenit jo vetëm që i tërheq turistët nga mbarë Kosova por ofron mundësi për zhvillimin e turizmit dhe për ruajtjen e shkathtësive tradicionale për artizanale të lashta. Duke marrë këtë parasysh një numër i madh iniciativash të donatorëve janë fokusuar në ruajtjen e prodhimit të artizanaleve tradicionale siç janë qëndisja, tepihët, stolitë e çmuara etj. Mirëpo edhe këto ndihma të iniciuar nuk po arrijnë të shpëtojnë vdekjen e shumë artizanaleve që dikur njihej ky qytet si argjendarët, tyfekxhinjët, plistarët,qeleshepunuesit, leshpunuesit e bashkë me zhduken edhe kallajxhinjtë u zhduken edhe përpunuesit e etaleve fisnike dhe të xhezave për kafe: tregon dr Mejdi Elezi. Mirëpo karshi këtyre zejeve dikur punoheshin edhe mjetet muzikore sidomos ato frymore, siç ishin kavalli,fyelli, çiftelia,sharkia, karadyzeni. Mirëpo, tani ato më nuk arrijnë të prodhohen me deri në ditë tona, jo pse ka humbur interesi për ata prodhime , por, për faktin se me këtë puna nuk mund të mbijetohet. O kalove nëpër Prizren,në vendit të atyre dyqaneve të vjetra tani ka shumë argjendarë, të cilët në bazë të kërkesave kohore përshtaten me prodhimet e tyre. Prizreni,është njëri ndër qytetet e lashta që nëpër kohë e histori ka pasur një mori zejesh të cilat e kanë ngritur nivelin ekonomik të këtij qyteti. Dikur thuhej se armët që prodhonin tyfekxhinjët që edhe armët e këtyre gjenden në duart e ushtarëve të Gjermanisë austrohungarisë. Mirëpo, shumica prej këtyre zejeve janë reduktuar dhe ka disa nga këto që tani më janë zhdukur tërsisht, nëse dikur në Prizren ka pasur 120 zejtarë të armëve sot nuk ka asnjë, Nëse dikur këtu kishte 98 zejtarë të regjistruar për përpunimin e leshit tani më nuk ka asnjë, nëse dikur qyteti kishte 85 saraqhane tani ka vetëm edhe dy, nëse dikur Prizreni kishte 32 mbathtarë tani nuk ka asnjë, nëse dikur kishte 300 farkatrë tani ka vetëm 7 nëse dikur kishte 45 këpucar tani kë vetem pesë e kështu me radhë” tregon mr Samir Hoxha. Kurse për “Kosova sot dr Elezi, tregon se dikur thuhet Prizreni kishte mbi 20 kallajxhi që do të thotë edhe 20 vende mund të punohej xhezvja; thotë ai,” Dikur mori ka pasur edhe xhezve të punuara nga argjendi e ari dhe thuhet se ato xhezve u shërbenin Sulltanit të Qeverisë osmane”. tregon njëri ndër njohësit e këtyre gjërave Bashkim Tejeci tani argjendar.
Nëse në vende të tjera të Evropës Juglindore, Azisë Perëndimore dhe Afrikës së Veriut, ende shërbehet kafja turke (duke përdorur të njëjtat metoda dhe me kokrra kafeje të bluara hollë, edhe pse njerëzit i japin emra lokalë), Prizreni është një ndër vendet ku cilësimi i kafes me një emër të vetin, nuk është vetëm për krenari kombëtare. Është çështje dallimi. Duke kërkuar një shije me aromë shtëpie, Kështu tregon Liman Asllani në Prizren se ende në Prizren kur porositë një kafe turke në lokalin ‘Çajbahshqe ” tash më ana shtuar lokalete kësaj kafe ku po përdorët dhe tani me i është kthyer tradita e kafes me xhezve .
Kur përgatiti kafenë prizrenasit, pasi uji zjen, një sasi e vogël ruhet mënjanë. Kafja shtohet në xhezve dhe vendoset në zjarr për pas sekonda, sa të marrë një valë që lëngu të ngrihet mbi sipërfaqe e të krijojë një shkumë të trashë. Ky proces mund të përsëritet disa herë. Më pas uji i nxehtë që ishte hequr mënjanë, shtohet në xhezve.Për ata që janë amatorë, ndryshimi është i papërfillshëm. Por duke shtuar ujin e nxehtë, në fund krijohet një shkumë edhe më e trashë e duke shtuar kafenë në vonë në procesin e zierjes, shpesh krijohet një aromë më e fortë në kafenë që edhe kështu, ka një aromë të mrekullueshme. Kështu shpjegojnë në një kafene prizrenase tregon Faton Ruxhi një antër i një familje të vjetër qytetare. Ai tregon se xhezvja i takon kuzhinës, jo tavolinës”, shpjegon një nga ekspertët e kafenesë, Kafeja turke shërbehet në në një xhezve plotë, që mund të mbajë vetem një filxhanë kafeje, në një tabaka rrumbullake prej hekuri, një gotë qeramike, një gotë ujë, një enë plot me kuba sheqeri dhe një llokume vendase, që të huajt e njohin si të famshmen llokum. Kur nis të shijosh kafenë, së pari duhet të pish një gllënjkë ujë, merr me lugë shkumën në sipërfaqen e xhezves, hidh kafenë në filxhan e mbuloje me shkumë, pasi kafja nuk është fare kafe, nëse nuk ka shkumë.” tregon Ruxhi . Dikur kafja ne xhezve në tabak për prizrenasit kishte një traditë të respektit. Ngase thuhej se kështu i jepet zemra e i afrohet bujaria e familjes mikut” tregon mr Enver Berisha, historian. Tani shumë zeje janë në zhdukje të tërësishme, po kështu me zhdukjen e kalljaxhijëve është zhdukur edhe zeja e xhezvaxhijë në Prizren” tregon z Berisha, Ai pastaj tregon se dikur xhezvet e e punuara në Prizren kishte edhe një shenjë të veçantë dhe kishin një llojë vule numrin 7, Që nga historia mësohet se ky numër ka pasur edhe një llojë mitologjie, Mirëpo, thuhet se xhezve punuesit e fundit u zhdukën me zhdukjen e kallajxhinëjve në këtë qytet, Kurse për “Kosova sot” Shadan Shilik zejtarë tregon se tashmë xhezvet i marrin nga Turqia e ndonjë edhe nga Bosjna, sepse atje ende janë ruajtur zejet e vjetra, në Prizren tashmë ska asnjë xhezvepunues sa thuhet se në vitin 1960 Prizreni kishte jo më pak se 24 punëtori kalljaxhijësh e po kaq edhe xhezve punues” tha ai. Mirëpo,duke pa këtë si nevojë tashmë disa OJQ kanë fillar të trajnojë të rinjtë që zeja punimit të xhezve të kthehet në Prizren edhe për faktin se tani më kafet me xhezve janë më të kërkuara se kafet tjera. Q.THAÇI /www.qendrapress.com/