Prizreni, kujt do të ia beson mandatin e katër viteve që vijnë….?!-Shkruan; Qazim THAÇI

Qyteti që është konsideruar një lloj barometri i zgjedhjeve demokratike në Kosovën e pasluftës, është kryeqyteti shpirtëror I shqiptarëve Prizreni. Andaj, tani kur Kosova kë një ngërç politik,/ pa dashur me hy se i kujt është faji, pasi ajo po shihet si në ditë me diell,/, po fokusohem në faktin se tashmë është caktuar data e zgjedhjeve lokale, që ka rëndësi vitale për zhvillimin e komunave dhe vetë Kosovës. Prizreni, tani më ka të konfirmuar dy kandidatë për kryetar komunën .Së pari ditë më parë Zafir Berisha,rikonfirmoi rikthimin e Bashkimit Demokratik për Prizrenin .Besnik Krasniqi i AAK-së tani më ka marrë bekimin e Kryesisë qendrore si kandidatë për Prizrenin. Kurse , mbrëmë /8 korrik/-PDK-ja ia rikonfirmoi kandidaturën për të ri-garuar Shaqir Totaj. Kurse pritet sipas të gjitha gjasave që LDK –ja , të kandidojë me Driton Selmanaj, por burime brenda kryesisë qendrore ende nuk e kanë dhënë këtë konfirmim/mund të konfirmohet sonte, 9 korrik./. LVV qendra në Prizren, ditë më parë reklamoi jo zyrtarisht Artan Abrashin për kandidatë për kryetar të kësaj Lëvizje. Mirëpo, zyrtarizimin publik ende nuk ia kanë bërë. Kurse koulareve tashmë po flitet se kandidatë mund të jetë edhe Mentor Alishani/rektori aktual I UPZ-së/. Kurse disa burime tjera japin informacion se as i pari as i dyti mund të mos jetë kandidatë, sepse Kurti po kërkon një kandidatë të kapshëm nga shoqëria civile. Edhe kjo shpejt mbetet të shihet. Natyrisht se ka kohë ende edhe për kandidatë të tjerë .Por realisht sipas kësaj gjendej aktuale, siq duket kryetari aktual ka premise të jetë më I votuar , nëse LVV nuk krijon ndonjë befasi, Sepse , ka zëra të shumtë që Zafir Berisha edhe mund të rikthehet në shtëpinë vjetër pra në PDK, nëse jo direkt , në ndonjë formë tjetër bashkëpunimi. Sepse tani kur Zafir Berisha ia dha JO –në e madhe Fatmir Limajt, tek shumë qytetarë shihet me një sy pozitiv për fjalë-mbajtje. E kur kësaj I shtohet edhe bashkëqeverisja lokale që ka me PDK-në si bindje edhe mund të forcohet mëtej. LDK-ja si degë nuk ka arritur shumë të rehabilitohet që nga shkuarja e Eqrem Kryeziut. Ka pasur si nismë iniciative që ajo të forcohet edhe me e marrë të veprimatë themelues si dr Fadil Kryeziu, e ndonjë tjetër . Por ende s’ka ndodhur. Kështu që premisat para elektorale, kur tashmë po dihet se arkitekti që është drejtor Shërbimeve Publike në qeverinë Totaj ,drejtori Çelë Lamaj, ka realizuar mbi 300 projekte të rëndësishme e qindra tjera më të vogla, . Inspektorati ka treguar suksese, si dhe administrata e bashkë me të edhe zhvillimi i turizmit, jep për të besuar se kandidati Totaj, mund të jetë më seriozi në këtë garë për Prizrenin. Tani padyshim se është herët saktësisht të konstatohet, por secili nga kandidatë e ka vlerën e tij. Secili subjekt politik I ka synimet dhe projektet e veta. Andaj, ajo që ka rëndësi primare është fakti se Prizreni duhet ti besohet atij që do Prizrenin . Atij që bënë për Prizrenin dhe që këtë qytet e ruan si perlë historike dhe turistike./QendraPress/