Prizreni ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

                           Komuna e Prizrenit ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike, nga 27 dhjetori deri më 3 janar. Në njoftimin e Komunës thuhet se përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar në zona të banuara, tregje, rrugë dhe sheshe.