Prizreni shënon Epopenë e UÇK-së me një varg organizimesh.

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së si dhe ju qytetarë të komunës së Prizrenit,
Për të nderuar dhe respektuar Epopenë e UÇK-së, rënien e familjes Jashari, Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët, OVL e UÇK-së, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, z. Shaqir Totaj, dhe me Drejtoreshën Luljeta Veselaj Gutaj, kemi paraparë këto manifestime:
Më 05.03.2025, në ora 10:00 – Do të mbahet Seancë Solemne kushtuar Epopesë së Jasharajve. Gjithashtu, në të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit, në orët e para, do t’i kushtohet vëmendje luftës së lavdishme të UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Më 06.03.2025, në ora 10:00 – Do të bëjmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, duke vazhduar me vendosjen e luleve pranë Shtatores së Heroit Ismail Kryeziu. Më pas, do të vazhdojmë te busti i Heroit Bashkim Suka dhe do të bëjmë homazhe pranë Shtatores së Komandantit Selajdin Berisha, e cila gjendet te Spitali i qytetit.
Do të vazhdojmë me homazhe pranë Shtatores së Pal Palucës, te Shtatorja e Agim Shalës, dhe te Shtatorja e mësuesit dhe Heroit Xhevat Berisha. Buqeta lulesh do të vendosim edhe te Ismet Jashari – Komandant Kumanova dhe te Monumenti i Lirisë pranë Shtatores së Komandant Petrit Remzi Ademaj.
Më 07.03.2025, në ora 19:00, – Do të ndizen flakadanë në të gjitha fushëbetejat ku UÇK-ja ka zhvilluar luftime.
Me lejoni që, në emër të kryesisë dhe në emër të kryetarit të OVL të UÇK-së Prizren, si dhe në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, t’ju ftoj të merrni pjesë në këto aktivitete.,njofton Kryetari i OVL të UÇK-së Prizren, Isa Berisha