Prizreni sot, ishte pikëtakimi i parë kombëtar për festën e Abetares së unifikuar.

Fal angazhimit të komunës së Prizrenit, kryetarit Totaj, dhe angazhimit të Drejtorisë së Arsimit në Prizren dhe drejtoreshës Luljeta Veselaj Gutaj, sot festa e Abetares së unifikuar u shënua për here të parë në formë madhështore me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të para nga ;Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Lugina e Preshevës . Nxënësit shqiptarë të klasave të para, në gjithë hapësirën shqiptare sot, u mblodhën në Qendrën Sportive dhe shfaqën një program artistik e ku me këtë rast fillimisht këtë event kaq të rëndësishëm e përshëndeti fillimisht zëvendës ministri ministri i arsimit në detyrë Arsim Ademi . Ai me këtë rast ka falënderuar për abetaren e unifikuar shqipe, nga ku mund të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në ;Shqipëri , Kosovë Maqedoni në Bujanovc e Preshevë . Kurse këtë tubim me një entuziazëm të veçantë e ka përshëndetur nikoqiri i këtij organizmi kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj duke përshëndetur gjithë të pranishmit dhe deputetin Nait Hasni e duke falënderuar drejtoreshën Luljeta Veselaj Gutaj, dhe stafin e kësaj drejtorie, Ai me këtë rast tha se jemi krenar që tashmë po ju përshëndes juve nxënës që keni i përfunduar librin e parë Abetaren e unifikuar .Pastaj, radhazi kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e Maqedonisë së veriut, Nga Shqipëria si dhe nga Bujanovci e Lugina e Preshevës ,dhe ata unanimisht kanë shprehur admirimin për këtë abetare të unifikuar .Pas këtyre fjalimeve programin artistik e hapën nxënësit e Shkollës ë ‘’Abdyl Frashëri’’ nga Prizreni për të vazhduar ata nga Kukësi e kështu me radhë defiluan nxënës nga Bujanovci, nga Peja e nga mbarë trojet shqiptare/QendraPress/