Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 187 aktakuza.
Prokuroria Themelore në Prizren, është duke treguar ekspeditive , e këtë ekspeditivitet e tregoi edhe gjatë muajit Gusht 2024, ku ka ngritur gjithsej njëqind e tetëdhjetë e shtatë (187) aktakuza kundër dyqind e dyzet e katër (244) personave, për raste të ndryshme penale. E këtë e konfirmoi edhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren Petrit Kryeziu . Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave. Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Gusht, ka ngritur njëqind e shtatëdhjetë (170) aktakuza kundër dyqind e njëzet e dy (222) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) të miturve. Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies dhe angazhimeve maksimale pohon z.Kryeziu./rtv.Besa/