Prokuroria në Prizren,njofton për 17 të arrestuar në aksionin kundër degradimit mjedisor në lumin Drini i Bardhë

Sot, pasdite Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren në një konferencë për media, njoftoi se pas një pune intensive ne terren, sot, kanë organizuar një aksion të gjerë kundër degradimit të mjedisit që është ndërmarrë nga Prokuroria Themelore në Prizren,nën udhëheqjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu e kjo ka ardhur pa një pune të gjatë të Prokurorit hetues Shpend Binaj dhe Ramadan Koro.. Fokusi kryesor i këtij operacioni ishte ndalimi i dëmtimit të mjedisit përgjatë lumit të Drinit të Bardhë ku ai tha se tashmë dëmi që i është bërë rrjedhës së Drinit të bardh është i pa riparueshëm tha ai .
“Kemi zhvilluar hetime ndaj personave që kanë degraduar mjedisin. Këta të pandehur kanë vepruar që nga viti 2016. Asnjë prej operatorëve ekonomikë nuk kanë pasur licenca për nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit,Përveç hetimeve të detajuara, janë përdorur edhe materiale filmike të mbledhura gjatë ditës dhe natës, të cilat besohet se do të shërbejnë si prova të forta për ndjekjen penale të dyshuarve tha ai. Sipas tij, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona dhe janë sekuestruar 38 mjete pune të ndryshme, me një vlerë të përgjithshme rreth 2 milionë euro. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, që shtrihen nga Krusha e Vogël deri në Landovicë.
Ky aksion konsiderohet një prej më të mëdhenjve të ndërmarrë ndonjëherë në rajonin e Prizrenit për mbrojtjen e mjedisit, dhe vjen si pjesë e përkushtimit institucional për të ndaluar dëmtimet e pakthyeshme në natyrën e vendit .Kurse ai tha ase ne nuk do ta ndalojmë vetëm me këtë por jemi edhe për konfiskimin e mjeteve të atyre pronarëve ,sepse disa janë recidivistë dhe mendojmë se pasuria e tyre pra mjetet e rënda duhet të konfiskohen tha ai